MESAZHI (POROSIA) E ATIT SHEJT GJON PALI II

                                                                        PER XVIII   DITE BOTERORE TE RINISĖ

                                                                                                13 PRILL 2003

 

 

“Qe nėna  jote” (Gjn 19,27)

 

 

 

Tė dashur tė rinjė!

1. Ėshtė per mua njė gėzim jashtė zakonisht i madh t’iu drejtoi njė porosi tė posaēme apo speciale mė rastin e dites botėrore per tė rinjė, per tė dėshmuar ndjenjat dhe dashurinė qė kam ndaj jush. Ruaj me krenari nė kujtimet e mija personale, si njė kujtim te ndritshem, pėrshtypjet e ngjallura nė mua nė takimet botėrore tė rinisė. Tė rinjėt dhe Papa sė bashku, mė njė numer tė madh ipeshkvish dhe meshtar, shikojnė sė bashku nė Krishtin Dritė e botės, tė cilin e lusin dhe ja shpallin mbar familjes njėrzore. Ndersa falenderoj Zotin per deshminė e fesė qe e keni dhėnė nė Toronto, po e pėrsėrisė prap ftesėn qe e kam shpallur nė bregun e liqenit Ontario: «Kisha shiqon nė ju mė shpresė tė madhe dhe pret qė ju tė beheni popull (njėrėz) tė lumturive!»

 

Mė  rastin e XVIII-es ditė botėrore per tė rinjė qe dota festoni nė ipeshkvitė tuaja,  kam zgjedhur njė temė qe ėshtė e lidhur ngusht mė vitin kushtuar Rruzarės:« qe Nėna  jote». Para sė tė vdiste, Jezusi jep (ofron) Gjonit apostull atė qe per tė ėshtė mė e vlefshme: Nėnėn e tij Marinė. Janė kėto fjalet e fundit tė shėlbuesit, qe marrin per sipėr njė karakter solemn dhe njėherit pėrbėjn testamentin e tij shpirtror.

 

2. Fjalėt e ėngjėllit Gabriel nė Nazaret:“Tė falemi o hirėplote„ (Lk  1,28 ) e ndriqojnė edhe ngjarjen e Kalvarit. Lajmėrimi i ėngjellit Gabriel ėshtė fillimi, ndėrsa kryqi shėnon mbarimin dhe plotėsimin. Me anė tė lajmėrimit Marija ja dhuron Birit tė Hyjit natyren njėrzore, ndersa para kryqit te Krishtit, nė Gjonin,  ajo e pranon mbare njerzimin. Nėnė e Hyjit qysh prej fillimit tė mishėrimit, ajo bėhėt edhe Nėnė e njėrėzimit nė momentet e fundit te jetės se Jezusit. Ajo qė, ėshtė pa mėkat, nė Kalvar sheh ne qenien e vet vuajtjen e mekatit qė Biri e merr mbi vete  per te shpetuar njerėzimin. Para kėmbeve tė kryqit, mbi tė cilin ėshtė duke vdekur Ai i cili ėshtė bėrė njeri mė anė te lajmėrimit te ėngjėllit, tani Maria pranon prej tij  po thuaj se lajmėrimin e dytė:«Grua, qe yt bir!»( Gjn 19, 26).

 

Mbi kryq, Biri mund te zbraz vuajtjet e tij nė zemėr te Nėnės. Ēdo bir qė vuan ndien kėtė nėvoj. Edhe  ju te dashur te rinjė gjindeni perball vuajtjes: vetmija, mossuksesi, zhgėnjimet nė
 jetėn tuaj private; intergrimi ne botėn e te moshuarve dhe ne jeten profesionale; ndarjet dhe merzitė per tragjeditė e ndryshme familjare; violenza e luftrave dhe vdekja e tė pafajshmeve. Por dijeni mirė qė ne momentet mė tė vėshira, qė nuk mungojnė ne jetėn e secilit, nuk jeni vetėm: si Gjonit nėn kėmbet e kryqit Jezusi ju dhuron edhe juve Nėnėn e tij qe te ju forcoj me butėsinė e saj.

 

 

3. Ungjilli thotė: «prej asaj ore nxenesi e mori me vete» ( Gjn 19,27). Kjo shprehje qe qysh prej fillimit te Kishes qe komentuar shume, nuk ka te beje me vendin ku banonte Gjoni. Perveē aspektit materjal kjo shprehje thrret edhe dimensionin shpirtror te nje pranimi te tille, te nje lidhje te re qe instaurohet ne mes Marisė  dhe Gjonit. Ju te dashur te rinjė, keni pak a shumė te njejten mosh me Gjonin e te njejten deshire te rrini me Jezusin.  Sot Krishti ju drejtohet haptas qe ta merrni Marinė ne shtepine tuaj ta pranoni atė ne familjet tuaja per te mesuar prej saj, «qe ruante te gjitha kėto gjėra duke i medituar nė zemrėn e saj» ( Lk 2,19), dėshiren per te degjuar  e qendrimin e pervujterise dhe dhe bujarise qe e shenojne ate si bashk puntore te Hyjit ne vepren e shelbimit. Eshte ajo qe duke e ushtruar sherbesen e saj si nene ju edukon dhe ju formon deri sa Krishti te jete formuar plotesishte ne juve (krh. Rosarium Virginis Mariae, 15).

 

 

4. Per ketė arsye po e pėrseris prap moton episkopale dhe pontifikale: Totus tuus. Kam sperimentuar vazhdimisht ne jetėn time praninė e dashur dhe efikase te Nėnės se Zotit; Marija me percjell ēdo dite ne plotsimin e misionit tim si pasardhes i shen Pjetrit.

 

Marija eshte Nena e hirit hyjnor, sepse eshte Nena e Autorit te vete hirit. Shpresoni ne te me plot shpres e do te shendriteni me bukurin e Krishtit.  Te hapur ndaj frymes se Shpirtit, do te beheni apostuj te patrembur, ne gjndje per te shpallur rreth jush flaken e dashurise e driten e se vertetes. Nen mesimin e Marise do te zbuloni angazhimin konkret qe prej jush e pret Krishti, do te mesoni qe ta veni ne rend te pare te jetes suaj Ate, me qellim qe te orientoni kah Ai  mendimet dhe veprat tuaj.

 

Te dashur te rinje, ju e dini: krishterizmi nuk eshte nje opinion dhe nuk qendron ne fjalet e kota. Krishterizmi ėshtė Krishti! Ėshtė njė Person, ėshtė i Ringjalluri!  Te takoni Jezusin, ta duani Atė e te mundsosh te tjerve qe ta duan Atė: Ja pra kjo ėshtė thirrja e krishterė. Marija eshte dhuruar per ju, qe t’iu ndihmoj qe ju te hyni ne nje raport-lidhje sa me te vertet dhe me personale me Jezusin. Me shembullin e saj Marija ju mundson qe te keni nje shikim dashurije ne Atė qe se pari na ka dashtur. Me ndermjetsimin e saj, do te ngjall ne ju nje zemer nxenesish guximtar ta ndegjoni te Birin, qe zbulon fytyren autentike te Atit e dinjitetin e vertet te njeriut.

 

5. Me 16 tetor kam shpallur vitin kushtuar Rruzares e njeherit kam ftuar te gjith bijt e bijat e kishes qe te realizojne nje lutje vertet marjane dhe nje ushtrim te thjeshte dhe te thell ne meditimin e fytyres se Krishtit. Te lutesh rruzaren do te thote te shikosh Krishtin me sy nxenesish; te duash Jezusin me zemer  nxenesish.  Po ju dorezoj edhe juve ne menyre ideale rruzaren shejte. Me ane te lutjes dhe meditimit te  mistereve Marija ju drejton me siguri drejt Birit te saj! Mos t’iu vie turp ta lutni rruzaren vetem, ndersa shkoni ne shkolle, ne unuverzitete o ne pune, gjate rreuges o ne mjetet publike te trasportit; mesoni ta recitoni rruzaren nder jush: ne grupet e juaja, asociazione...etj; mos nguroni ta propozoni kete lutje ne familjet e juaja, prinderve tuaj, vellezerve tuaj, sepse rruzarja ringjall dhe perforcon ne mes te anetareve te familjes dashurine dhe gezimin. Kjo lutje do t’iu ndihmoj qe te jeni te forte, ne fe te qendrueshme, ne dashuri te lumtur dhe te fort ne shpres.

 

Me Marine sherbtoren e Zotit, do te gjeni gezimin dhe fryteshmerin e fshehur. Me  te, do te shkoni pas Jezusit gjate rrugeve te Palestines,  duke u bere deshmitar te predikimit dhe te mrrekullive te tija. Me te Nenen e dhimbshme do te percjellni  Jezuesin ne mundimet dhe vdekje. Me te, Virgjershė e shpreses, do te pranoni lajmin e gezueshem te Pashkeve dhe dhuraten e paēmushme te Shpirtit Shejt.

 

6. Rini e dashur, vetem Jezusi i njeh zemrat tuaja, deshirat tuaja me te thella. Vetem Ai, qe na ka dashur deri ne vdekje (Gjn 13,1), eshte ne gjendje ti mbush aspirata tuaja. Fjalet tija jane fjalet e jetes se amshuar, fjale keto qe i dhajn jetes domethanje. Askush perveq Krishtit mund  t’ia jap lumturine e vertet. Duke e ndjekur shembullin e Marise, mund te thuani “PO“ Atij ne menyre te pa kushtezuar dhe mos te kete vend ne ekzistenze tuaj per egoizem dhe pertaci-dembeli[1].

Tani eshte mese e nevojshme dhe urgjente qe tejeni sentinella[2] e mengjesit e le vedette[3] qe shpallin driten e agimit dhe pranveren e re te ungjillit prej te cilave veq shihen disa shenja.

Njerezimi ka nevoje te madhe per deshmine  e nje rinie te lire dhe guximtare, qe kane guxim te shkojne kontrokorrent  e te shpallin me force dhe entuziazem fene e vete ne Hyjin, Zot dhe shpetimtar.

 

E dini edhe ju te dashur miq qe ky mision eshte i veshtire. Andaj mund te behet i pa mundshem nese mbeshtetemi vetem ne forcat tona. Por ajo qe eshte e pa mundshme per njerzit eshte e mundshme per Hyjin (Lk18,27; 1,37). Nxenesit  e te krishtit jane vertet ne dije e siper per dobesite e veta dhe per kete arsye e vejne shpresen e vete ne hirin e Hyjit, qe i pranon me nje zemer te pa ndare, te bindur qe pa te nuk mund te bejn asgje (krh. Gjn 15,5). Ajo ēka karakterizon njerzit nuk jane talentat apo dispozitat natyrore por eshte determinimi, vendosja e ngulm per te ndjekur gjurmet e Krishtit. Behuni imitues  te atyre si ata ishin te Krishtit (krh. Ef.1,18-19)

 

7. Te dashur te rinje, takimi i ardhshem boterore do te mbahet, siq e dini, ne 2005 ne Gjermani ne qytetin dhe ipeshkvine e Colonies. Rruga eshte akoma e gjate, por dy vitet qe na ndajne pre ketij takimi mund te sherbejn si nje pergaditje intensive. Shpresoj qe mund t’iu ndihmojne edhe temat qe kam zgjedhur per ju:

 

-2004, XIX dite boterore per te rinje: «deshirojme ta shohim Jezusin» (Gjn 12,21);

 

-2005 XX dite boterore per te rinje: «kemi ardhur per ta adhuruar» (Mt 2,2).

 

Nder kohe do te takoheni ne kishat tuaja lokale per te djelen e larit: jetoni me angazhim, ne lutje ne ndegjese, dhe ne gezim kete raste te formimit te perhershem (permanent), duke manifestuar fene e juaj te gjalle dhe te devotshme; sikur tre mbretrit, behuni edhe ju shtegtare te frymezua (animuar) nga deshira per ta takuar Mesine! Shpallni me guxim dhe kurajo qe Krishti i vdekur dhe i ringjallur, eshte fitues i vdekjes dhe i te keqes!

 

Ne kete kohe te shtypur nga violenza,  nga urrejtja e nga lufta, deshmoni qe vetem Ai mund t’ia dhuroj paqen e vertet zemres se njeriut, familjeve dhe mbare popujve te tokes.

Angazhohuni per te kerkuar dhe promovuar paqen, drejtesine dhe vellazerimin. E mos harroni  fjalet e ungjilltarit: «lum pajtuesit sepse do te quhen bijtė e Hyjit (Mt 5,9)

 

Duke ju leshuar me shprese ne duart e Virgjeres Mari, Nena  e Krishtit dhe Nena e Kishes, ju percjelli me nje bekim te posaqem apostolik, shenje e shpreses sime dhe konfermim i dashurise sime per ju.

 

Nga Vatikani, 18 Mars 2003

Papa Gjon Pali II

 

 

 

 

Perktheu nga Italishtja Jeton Thaqi

U botua ne revistene studentave te teologjise “RTIJA”


 

[1] Nuk gjeje nje term me adeguat por ka te beje me dembeline, pertacine

[2] Ata qe ruajn naten: Rojtar...nje tjeter me te peshtatshme....?