NJĖ VIT KUSHTUAR RRUZARĖS SHEJTE

                                           (Historia, teologjia, kremtimi dhe riforma e Rruzarės)

 

 

Rruzarja shejte ka qėnė dhe mbetet njė ndėr lutjet mė tė perhapura dhe pothuajse mė tė dashura nga ana e besimtarve gjatė shekujve nė traditen kishtare. Kjo lutje edhe pse nuk bėnė pjesė nė liturgjinė katolike, d.m.th. nuk ėshtė njė akzion liturgjik, por mė gjithė atė ajo ėshtė nė harmoni tė plotė mė liturgjinė kishtare. Nė popullin tonė shqiptar lutja e rruzares ka qėnė karakteristikė e rėndsishme dhe devozioni ndaj Nėnės sonė qiellore, nėpermjet lutjes se rruzares ka qėnė i konsiderueshėm.

Mė qellim qė, lutja e rruzares te jetė sa mė e kuptueshme deshiroj tė ndaj kėtė artikull nė disa pjesė: pjesa historike,  teologjike dhe mbi reformen e rruzares.

 

Historiku i shkurter i rruzares shėjte 

Mbi gjenezėn e rruzarės, lutje e dashtur ndaj shumė popujve dhe mbarė kishės katolike, nuk kemi studime tė shumta dhe tė posaqme. Manifestimi zyrtar i sh. Rruzare per herė tė parė ėshtė paraqitur nė encikliken e Papės sh. Piut V-tė, tė ashtu quajtur « consueverunt romani pontifices », e shpallur mė 17.shtator 1569 qė, sh. Rruzare e definon kėshtu: “Rruzarja e sė Lumės Virgjėres Mari ėshtė njė mėnyr, njė metodė lutje e devotshme ndaj Zotit, menyre e thjeshtė dhe e aferte per tė gjithė, dhe ka per qėllim lavdėrimin e Zojes sė Bekuar, duke e perseritur, pershendetjen e ėngjėllit Gariel, pesėdhjet e pesė herė, sa aq janė edhe psalmet e Davidit, duke e vėnė ne mes tė ēdo dhjetshe lutjen e Jezu Krishtit dhe eventualisht ndonjė meditim qe e illustron jetėn e vete Jezu Krishtit”.

Evolvimi i kėsaj lutje vjen nė shekullin e XII, shekull nė tė cilin lutja e shejtes rruzare hynė, bėnė pjesė nė rendin e lutjeve siq janė besojma dhe Ati yn…por nė kėtė shekull gjėjmė vetem pjesen e parė te rruzares. Ndėrsa pjesa e dytė shtohet vetem pas shekullit XIV. Ndėrkaq dokumenti i parė qe dokumenton praktikimin e rruzares ne menyre strukturale ne mes lutjes numerike dhe meditimeve te shėnjave apo mistereve  e gjejmė nė shekullin e XV, nė rruzaren e Fra Domeniko nga Prusia.

Menyra e plote e rruzares sė sotme vjen nga Fra Alano Dela Roche, domenikan (1428-1478). Duke ju falenderuar kėtij tė fundit ne kemi rruzaren te ndarė ne tri cikle meditimesh: Mishėrimi i Krishtit ( shenjat e gėzimit), mundimet ( shenjat e mundimit), dhe lavdinė e Jezusit dhe te Marisė(shėnjat e lumturisė), mbrenda secilit prej ketyre zgjedhen nga pesė epizode qe, i pergjigjen sot shenjave te rruzares. Prej ketij momenti kjo lutje filloj te quhet rruzarja e Marisė.

Sipas tradites thuhet qe themelues i rruzare ishte sh. Domeniku, por kjo nuk ėshtė akoma  verifikuar nga studimet shkencore. Nuk kemi dyshime qe sh. Domeniku ka kontribuar shumė per perhapjen e kėsaj lutje.

Lutjen apo rruzaren shejte tradita krishter e ka lidhur ngushte edhe me ndermjetsimin apo fitoren ndaj shumė armiqve te vet te jashtem gjat shekujve. Por duhet te jemi shumė tė kujdesshem ne interpretimin e ketyre kategorive, sepse, shumica nuk janė tė besueshme, por janė njė lloj legjėndash, por mė gjithė atė mbetet e verteta qė, Kisha nėpermjet rruzarės ka fitue gjithėmonė hire, forcė, fuqi dhe bekime… Kjo forcė  mė sė shumti qe evidente nė Lepanto gjatė luftes ndermjet te krishterve dhe pushtuesve turko-otoman, me daten 07. tetor 1571. Pas fitores se krishtėrėve, papa shėn Piu i V-tė mė dokumentin “Salvatoris Domini”, mė 15 mars 1572 themeloj per herė tė parė festen liturgjike Zoja Rruzare qė kremtohet mė 07 tetor te ēdo viti.

 

Domethėnja teologjike e rruzares

Pse gjatė shekujve ėshtė propozuar gjithėnjė e mė shumė lutja e rruzarės shėjte? Pse devozioni ndaj Virgjėres Mari ka qėnė dhe mbetet kaq i madh? Cilat janė arsyet qė kjo lutje u propozohet shumė besimtareve dhe mbarė anėtareve te kishes shejte?

Menjėherė pergjegjia vjen ne menyre spontane:

·        Ndermjetėsimi dhe ndihma e Virgjėrės Mari nė raste te nevojes;

·        Rruzarja ka qene nje “armė mbrojtjeje”, strehim per tė krishtėret e lutja e shejtes rruzare ka qėnė nė njė menyre “akt shpetimi”.

Ndersa ne kohet e fundit domėthenja teologjike e rruzares ka filluar tė ndėrroj kuptimin e saj ne kuptimin pozitiv t­ė fjalės. Ka pothuaj mė shumė njė pamje kontemplative se sa nė atė tė ndermjtėsimit. Ky fakt ka zgjuar interes tė madh qė nepermjet rruzares te meditohen misteret e jetės  sė Krishtit mė qellim qė besimtaret tė arrijnė ne njė bashkim tė plotė mė Tė. Praktikimi i kėtij devozioni ka bėrė njė hap kualitativ duke hyre ne njė vij apo drejtim Kristo-centrik (Krishti ne qender te botes), dhe njė drejtim biblik qė ėshtė frymėzuar prej historisė sė shelbimit.

Nė vizionin teologjik, nė te cilin vihet roli perkates i Virgjeres Mari, gjėn orientim devozioni marjan duke i marr disa principe, tipare themelore teologjike, per te mujt sa mė mirė te arsytohet, te motivohet lutja e shejtes rruzare: a) Predikimi dhe meditimi i shėnjave tė mishėrimit si shpirt i rruzares; b) Ne shejten rruzare Maria paraqitet si Nėnė e kishes; c) Nė rruzare Maria dhe Jezusi janė te pandashėm.

Sigurisht qė kėtu do tė ishte e nėvojshme te zhvillohen me gjėrėsisht kėto tema, por tani qellimi yn nuk ėshtė qe te bejm nje traktat teologjik mbi rruzaren.

 

Viti 2003 kushtuar sh. Rruzare dhe riforma e saj

Nė fillim tė 25-vjetorit te zavendsit te Shėn Pjetrit ne Sėlinė Shėjte, Papa Gjon Pali i dytė mė 16 tetor lajmėroj riformen e rruzares dhe shpalli vitin qe shkon prej tetorit 2002 deri ne tetor 2003 vit dedikuar, kushtuar rruzares shejte.

Me kėtė rast papa qete ne dritė edhe nje leter apostolike te titulluar “Rosarium Virginis Mariea”. Pikėrisht ne kėtė leter apostolike, papa zhvillon, shtjellon njė riflektim, persiatje mbi lutjen e rruzares, per te thirrur, ftuar besimtaret ne meditimin e figures se Krishtit sė bashku   nė shkollėn e Nėnes sė shėjte qė ėshtė Maria. Nė kėtė leter apostolike Papa na fton qe te zbulojm atė pasuri qe qendron ne rruzaren shejte dhe ta bejme ate si nje instrument valid per te na ndihmuar neve qe te meditojmė mbi misteret e krishtera.

Riforma e rruzares qendron ne shtesen e pese shenjave te drites, duke i skajuar kėto se bashku me shenjat e gėzimit, te mundimit dhe te lumturise.

Menjėherė kemi te drejt te pyetemi: Per ē fare arsye shėnjat e drites? Pergjegjen e gjejm nga vete fjalet e papes: “Jezusi ėshtė ai i cili paraqitet, deklarohet Biri i zgjedhur i Atit, ne pagezim ne lumin Jordan, shapll te verteten e mbreterise, e deshmon me vepra te veta, dhe kumton nevojat e kesaj mbreterie. Pikerisht ne vitet e jetes publike qe, misteri i Krishtit tregohet si mister i drites. Deri sa te jem ne bote, do te jam drita e botes (krh. Gn 9,5)“.  Per kete arsye shenjat e drites jane te frymėzuara nga vete jeta publike e Krishtit;  ja ti shohim cilat janė:  

  1. Pagėzimi ne Jordan
  2. Dasma nė Kanė
  3. Shpallja, predikimi i mbretėrisė
  4. Shėndėrrimi i Jezusit
  5. Themelimi i Eukaristisė

Na vjen  njė pyetje tjeter: Ku ti vendosim shėnjat e drites?  Sipas asaj qe papa na tregon ne letera apostolike duhet recituar, lutur shenjat e drites diten  e enjte, duke i zhvendosur shenjat e gezimit diten  shtune, dite me karakter dhe  domethenje te madhe kushtuar Marisė.

Ne letren e tij, papa definon rruzaren nje lutje kontemplative, ne te cilen kisha e ka vene shpresen gjithemonė e sidomos ne situata te veshtira. Por thirrja apo qellimi i kesa letre eshte qė tė lutemi per paqe ne botė dhe per familjet.

Shkruan papa. “ rruzarja na bene ndertimtar, dashamire te paqes, dhe per karakterstiken e sai dhe per insistimin e panderprer, na bene te mundshme te shhpresojme qe, edhe sot nje lufte aq e mundimshme dhe veshtire siq eshte ajo e paqes mund te fitohet”.   Papa kete thirrje per paqe e bene duke u nisur nga nevojat  konkrete dhe aktuale; duke kujtuar luftrat dhe ngjarjet e tmerrshme te kohes sone, por ne menyre te posaqme ai ben thirrje besimtarve te luten per paqen e Izraelit dhe tė Palestines, tokės se shejt, tokes se Jezusit siq  e quan ai.

Por mendoj qe ky apel duhet te gjej nje gadishmeri sidomos ne shpirtrat e besimtareve katolik te popullit shqiptar, te cilet e kan provuar, mjerisht, tmerrin e luftes. Separi te lusim qe paqa ne Kosovė te jete kostante dhe qendrueshme e pastaj qe  kete paqe ta kete ēdo njeri ne bote, sepse eshte e drejt e secilit te jetoj i lire dhe ne paqe.

Perveq thirrjes per tu lutur per paqe, papa fton qe te lutemi edhe per familjet tona.  Thirrja  eshte shume e qarte dhe vjen nga fakti qe ēdo familje duhet te lut rruzaren me bijt dhe bijat e veta, duke i edukuar qysh nga femijeria. Ja fjalet e papes: “ Familja qe e lut rruzaren shejte i perngjan familjes se Nazaretit, e vene Jezusin ne qender te vemendjes dhe me te i ndan gjerat e mira dhe te veshtira…”. Ne Kosovė ndoshta nuk mund ta kuptojme aq lehte arsyen pse papa ka ftuar qe te lutemi per familjet, sepse ndoshta nuk jemi ne dijeni mbi gjendjen e fmiljeve ne evropen perendimore dhe ne vendet e industrializuara. Faliminderit Zotit neve ne Kosovė jemi ne gjendje te mire nga aspekt dhe gjendja familjare eshte ende e shendosh edhe pse shihen aty ketu disa perqamje, grindje apo ndarje familjare. Prandaj duke ju bashkangjitur thirrjes se flakte te Atit shejt, Papes Gjon Palit II-tė ju ftoj qe, kete thirrje ta qojmė ne vend dhe mos te lejojm te shkon huē zeri i tij, por te mundohemi ta zbulojme, e ta vlersojme lutjen e rruzares shejte.

Po e perfundoj kete artikull duke i cituar edhe nje here fjalet e Papes: “ Merrne me shpres dhe besim rruzaren ne duart tuaja duke zbuluar ne te, nen ndikimin e shkrimit shejt, ne harmoni me liturgjine kishtare dhe duke e kontestalizuar ne jeten e perditshme”.

Neve na mbetet detyre qe ta vleresojm kete lutje si nje element i rritjes sonė shpirtrore dhe mjet apo instrument i rendesishem per t’ia besuar Nenes sonė qiellore te gjitha trgjedite e botes dhe nevojat tona.

 

 

Jeton Thaqi,

student i teologjisė

U botua vitin e kaluar ne revisten: “Bashkesia e jone” e franēeskaneve Gjakove