REPORTAZH MBI  GJĖNDJEN E STUDENTAVE TE TEOLOGJISĖ

TĖ IPESHKVISĖ SĖ  KOSOVĖS

 

 

Njė ipeshkvi per tė qėnė ipeshkvi nė kuptimin e plotė tė fjalės, atėherė ajo duhet te ketė pa tjetėr seminarin e vet. Seminari nė ēdo ipeshkvi ėshtė dhe mbetet njė nder  qėndrat mė  te rendėsishme dhe si e tillė ėshtė zemra e ēdo ipeshkvie apo njė kishe lokale.

Mirėpo tė ndalemi e tė mendojme  ēfarė nėnkuptojmė ne mė seminarin? Seminari ėshtė ai ambient, vend, strukturė ku pranojnė, marrin formimin, edukimin,rritjen shpirtėrore ata persona qė kan njė thirrje tė posaqme nė meshtari dhe vendosin ti pergjigjen mė bujari duke e kushtuar tėrėsishtė jetėn e vet Zotit dhe popullit. Ekziston seminari i vogėl dhe seminari i madhė. Seminari i vogėl ėshtė per tė gjithė ata tė rinjė qė deshirojnė tė kryejn gjimnazin klasik, mbrenda mureve tė seminarit duke marr njeherit edhe njė edukim nėn frymėn katolike dhe duke u rritur dhe vendosur mė ndihmen e superioreve, eprorve per tė ardhmėn e vet. Per ne nė Kosove seminari i vogėl gjindet nė Prizren dhe eshte i hapur te gjithė tė rinjeve qė kanė kryer shkollėn fillore nė menyrė tė rregullt dhe qė plotėsojnė disa kushte tjera.  Ky seminar mbanė emrin e ipeshkvit tė madhė shqiptare Imzot Lazėr Mjeda. Tani ky seminar nė gjirin e vet ka shtatė seminarist dhe ka si epror  don Nikson shabanin. Ky seminar per sė pari here eshte hapur (pas luftes II-te botrore) nė shtator te vitit 1994, duke iu falenderuar ipeshkvit te mė parshem imzot Nikė Prelės, Don Ndue Gjergjit ( atėherė rektor i seminarit), Don Tomė Karricės (vice rektor), don Prekė Lazrit (atit shpirteror), don Shan Zefit (cancelar i ipeshkvisė)…

Per veq studimit te mesem,  per tu bėrė mėshtar ėshtė e nėvojshme perfunduar edhe studimet filozofike dhe ato teologjike. Seminaristat kosovar pasi qe perfundojnė maturen nė Prizren dergohen nė vendet tė Evropes perendimore dhe ne vendet fqinjė per tė studijuar. Kjo gjė ndodh per arsye qe seminari i madh apo fakullteti teologjik nė Kosovė nuk ekziston. Prandaj ipeskvia e jonė ėshtė e detyruar qė studentat e vet ti dergoj jashtė vendlindjes tė studijojnė.

Ky realitet sipas mendimit tim modest mund tė ketė aspekte pozitive dhe previlegje tė mėdha, por nė tjetrėn anė mund tė ketė aspektin negativ dhe te mos jet nė favor te edukimit te studenteve. Aspektet pozitive jane tė shumėta: ballafaqimi mė njė realitet te ri, njoftimi me kultura dhe vende te huaja,  njohja e posedimi i njė gjuhe te huaj, te qendrosh ne ato vende ku tradita e krishterė ka njė vazhdueshmeri gjate shekujve,  te jetosh dhe te takosh student dhe teolog me fame nazionale dhe internazionale-botėrore. Por n­ė tjetrėn anė studentet kosovar janė tė detyruar tė jetojnė dhe te studijojn jashtė vendlindjes se tyre, dhe se cili eshte i detyruar te marr nje formim tipik te vendit ku studion dhe se gjatė kėtyre viteve studenteske, jeta problematika  e vendlindjes mund te kaloj ne rend te dyte. Janė kėto, edhe shume te tjera,  aspekte dhe rreziqe qe ekzistojne ne formimin e studentave kosovar.

Pra ku qendrojne studentat tane gjate formimit te tyre? Nese para shtate viteve vendi ku pranonte studentat tanė ka qėnė Kroacia, momentalish vendi ku kemi mė sė shumti studenta tė teologjisė  ėshte Italia. Gjithė kjo duke ju falenderuar Ipeshkvit te tanishem Imzot Mark Sopit, i cili nder te tjera ka nje kujdes te madh ndaj nesh, dhe ipeshkvive italjane qe jane te gatshme te na pranojnė dhe te na ndihmojne ne kėtė drejtim.

Italia :

-   Cremona ( Jeton Thaqi-viti i V-tė; Anton Uka- viti i V-tė; Martin Jetishi- propedeutikė; Kastriot Idrizi- propedeutikė  );

-         Piacenza ( Pal Tunaj- viti i V-te; Isak Syla- viti i V-te; dhe Marjan Uka- viti i I-re);

-         Grosetto  ( Marjan Gjini, viti III-te; Kriste Qerkini, viti i III-te);

 

    Zvicėrra:

-   Lugano ( Nikolle Spaqi viti i II-te; Mark Krasniqi- parapergaditje).

Edhe Zagrebi gjithėmon ka lėnė dyert hapur per studenta tanė, por momentalisht nuk kemi seminarista tė ipeshkvisė sonė, por janė disa shqiptare qė janė tė vendosur te Jezuit, Vinēenzianet, apo jane te inkardinum ne nje ipeshkvi tjeter fqinje.

Pyetja qė duhet tė bėjmė ėshtė kjo: Cilat janė arsyet, motivazionet qe shtyn studentat shqiptare qe te marrin njė pergaditje  sa mė tė mirė dhe me efikase? Para sė gjithash tė kryesh teologjinė nuk don te thotė tė bėhėsh ndjekės i njė ideologjie. Sepse krishtėrimi nuk ėshtė njė ideologji, por ėshtė realitet qe  meriton te jetohet. Me tjera fjalė do te thot ti pergjigjesh thirrjes se Jezusit, i cili te thirrė qe ēdo ditė ta duash, ti sherbesh duke e predikuar dhe deshmuar fjalen e tij. Per te predikuar dhe deshmuar Jezusin eshte me se themelore dhe bazore ta njohesh Atė, ta takosh, ta duash dhe te jesh i dashuruar ne TĖ . Kjo ėshtė gjė themelore qe motivon dhe shtone entuzjazmin tonė.  Mė pastaj ne nuk duhet te harrojme qe vijme nga Kosova, vend i cili ka nėvoj per porosinė, dashurinė dhe mesimin e Jezu Krishtit. Prandaj ne duhet te pergaditemi sa me mire qe kjo deshmi- porosi te mberij tek besimtaret tane katolik ne menyre sa me integrale, adekuate dhe efikase. Arsyea tjetėr ėshtė qė ne e duam Kosovėn  dhe jemi krenar qe jemi kosovar dhe ketyre trojeve do ti sherbejme sa te jemi gjalle siq i sherbyen  kleriket shqiptare gjate shekujve.

Prandaj, kisha mė thanė qe, ne mund te jemi nje lloj “ambasadorash” te Kosovės ne perendim dhe kjo ėshtė shumė pozitive, por lypim kėrkojme nga gjithe bashkesitė famullitare dhe nga gjithė besimtaret katolik shqiptare mbeshtetje tė plot e kjo mbeshtetje konsiston sidomos ne lutjet tuaja per ne e per thirrje shejte, kėshtu qe ju te beheni ambasador te thirjeve shejte tek Zoti dhe qe bashkesite tuaja te jenė bashkėsi te shėjta dhe prej tyre te dalin djelmosha te shenjt, te zellshem dhe frytdhenes, per mbar popullin shqiptare dhe per mbar  kishen shejte.

 

Nė fund kerkoj nga ju lexues te dashur qė tė luteni per thirrje shejte, qe te kete sa me shume punetore ne vreshten e Hyjit. E qe keta punetore te jenė tė dėnjė, te guximshėm dhe tė  lumtur. Nėsė Kosoven dhe mbare trojet shqiptare kleri katolik i ka dhane gjithėmon hijen e bardhė dhe e ka ngrit e ka fisnikerue qoft ne aspektin intellektual, moral dhe shpirtror, atehere ta lusim Zotin qe kjo tradite e mire te vazhdoj ne popullin tone shqiptare dhe ne klerin e tij.

 

 

Jeton Thaqi,

student i teologjise,

Cremona- Italia

 

 

U botua vitin e kaluar ne revisten: “Bashkesia e jone” e franēeskaneve Gjakove