Njė nder figurat apo personazhet mė tė mdhenjė te shekullit te kaluar nė kishen katolike ka qene edhe Fra Pio. Pas Nėnės Tereze, Fra Pio ėshtė me i njohuri ne mbare evropen dhe dovotshmerija e tij arrijne ane e mbare botes. Kjo sipas parimit ungjillor: kush do te pervujterohet ai do te lartesohet....
Shėn fra Pio lindi mė 25 maj 1887 nė Pieterlcina (Benevento- Itali), prej prinderve Grazio Morgione e Maria Giuseppe Di Nunzio. Njė ditė pas, mė 26 maj pagėzohet ne kishen e Shen Anes ne vendlidje duke marr emrin e Franēeskut.
Sipas deshmisė sė prinderve Franēesku i vogėl ishte fėmije shumė i veshtire e tregon e ema e tij: flinte diten e qante natėn...! Prandaj do tė thonim njė fėmijė jo lehtė per ta rritur dhe edukuar. Mirėpo dal nga dal Franēesku i vogėl rritej...ishte njė djalosh shumė i sjellshem, i ndegjueshem, me njė edukate familjare te pasur dhe ēdo mbremje shkonte nė kishė per tu takuar me Jezusin dhe Marinė; nuk dilte fare nga shtepija per te lozur dhe per te berė zhurmė me femijte e tjerė tė lagjės, sespse deshironte te evitonte sharjet dhe fjalet jo shpesh te mira dhe ne te ishte me e madhe deshira dhe ideali te qendroj ne kishė e te lutej me kohe te tėra.
Njė herė, kur ai kishte vetem 5 vjet, gjindej ne Kishe, ne nje dite te nxehte te veres ju duke Jezusi: ja bene me shenje qe te afrohet afer tij dhe ja ve duart mbi kokė, shėnjė kjo qė theksonte nje vendim, njė zgjedhje, nje thirrje qe Franēesku do ti pergjigjet mė bujari, duke vendosur nė zemren e tij qe ti kushtohet teresisht Zotit. Franēesku fillon tė frekuentoj me shume perpikeri katekizmin (mesimin e fesė) dhe se shpejti do te mėson tė ministroj ne meshen shejte. Kishte 11 vjet ku per herė te pare takon Krishtin nė sakramentin e kungimit, ndersa 12 vjeqar krezmohet nga arqiipeshkvi i Beneventos Mons. Donato Maria dellolio.
Me 10 janar 1903, i bindur nga nje vizion mbi te ardhmen e jetes se tij djalosh i ri hyjnė ne novizjat te kapucinet e Morcones. E me 22 janar vesh veshen e kapucineve duke marr edhe emrin e Fra Pio-s. Me 27 janar 1907 Fra Pio merr kushtet solemne, te perjetshme e me 10 gusht 1910 nė katedralen e Beneventos shugurohet meshtar nga Mons. Paolo Schirosi, arqipeshkev i Marcianapoli. Katėr ditė me vonė, mė 14 gusht kremton meshėn e parė nė vendlindje. Ne ketė kohe e ne keto momente te jetes se tij verejm diēka te jashtezakonshme. Fra Pio fillon te ndiei dhimbje te medha ne duar dhe ne kembė. Dhe mė 8 shtator 1911 i tregon, i rrėfen atit shpirtror qė tani ishte berė gati nje vite qe ai bante Stigmat-shenjat e pa dukshme. Per afersishtė njė vit mė vonė fra Pio transferohet per arseyna shendetsore nė Venafro dhe ju nenshtrohet disa vizitave mjeksore nė Napoli, kėshtu qe shendeti i tij dobesohet gjithėmon e mė shume dhe kthehet ne vendlindje ne Pieterlcina.
Me 10 tetor 1915 zbulon atit te tij shpirtror qe ai bante dhe duronte ne vetvete kurorezimin me therra dhe rrahjen mė kamgjik. Keshtu qė ndodh gati dy vite me radhe te gjindet her ne vendlindje e her ne Napoli per arsyena shendetsore. Praktikishte me 16 mars 1918 kthehet ne bashkesine e kapucineve ne San Giovanni Rotondo dhe aty do te qendroj gjate tere jetes se tij. Me 5 gusht te te njejtit vit nje personsazh misterioz qjellor shpon zemren e tij duke ja lene nje varre nga e cila do te dilte gjithemon gjak dhe kjo quhet trasverberazion. Nje muaj me von ne nje vizion tjeter shef te njejtin persoanzh ne nje kor misterioz qe derdhte gjak dhe kėtu shef ne vetvete ne kembe, ne duar dhe ne kreheror varret qe vet Jezusi i kishte. Ja keshu Fra Pio fillon te barte stigmat, shenja te dukshme te mundimit te Krishtit- shenja qe do te zhduken vetem pas vdekjes se tij me 23 shtator 1968. Ky lajm shprendahet shume shpejt ne mbare Italinė dhe gjetiu e shkakton levizjen e shume shtegtareve ne San Giovanni Rotondo. Pas kesaj ngjarje Fra Pio duhet te ballafaqohet edhe me superioret, eproret e tij, te cilet i urdherojne dhe e nenshtrojne ne shume vizita mjeksore duke ardhur deri ne ate gjendje qe te ftojne specjalistet me te famshem ne Itali. Per veq kesaj Fra Pio-s i ndalohet per disa kohe te kremtoj meshen me popull dhe qe mos te duket ne publik fare. Kjo gje alarmon ne nje menyre popullaten e vendit. Por me 1925, pasi qe i kthehet e drejta e kremtimit te meshes ne publik, fra Pio me ofertat e popullit fillon nje iniziativė qe kishim me quajt sociale duke ndertuar njė spital per 25 vete dhe e emerton me emrin e s. Franēeskut. Gjitha keto fakte dhe realitete bejne qe ne kete vende te vijne edhe disa vizitator apostolik qe, vetvetiu te binden mbi situaten dhe gjendjen e fra Pio-s.
Me 7 tetor 1946 i vdes i ati ne moshen 86 vjeqare ku per fat te bardhe ia arrin ta percjell per here te fundit i biri i tij fra Pio. Mė 4 prill 1957 Papa Piu i XII emėron fra Pio-n drejtor te jetes dhe vellazerimit te urdhernit te tret franēeskan shen Marija e hireve e njeherit i jipet privilegj ta drejtonte spitalin qe tashme ishte shume i madh. Prej 25 prillit 1959 Fra Pio fillon te dobesohet fizikisht dhe vendos qe te trazmetoj se paku nje radio-mesazh shpirtror ēdo mesdite dhe mbremje. Me 09 maj 1967 vdes ne moshen 85 vjeqare i vellau i fra Pio Zi Michele.
Me 22 shtator 1968 siq bente edhe me parė Fra Pio meshonte ne ora 5 te mengjesit e kjo ishte mesha e fundit e jetes se tij. Me 23 shtator vdes ne ora 2:30 duke thane fjalet e fundit: Jezus, Marija, Jezus, Marija! Tre dite pas ne varrimin e tij marrin pjese 100,000 vete dhe menjehere hapet kripta dhe jipet mundesia besimtareve te vizitonin varrin e tij. Ketu fillon shtegtimi i pa fund...!
Pas disa kohe postulatori i kapucineve Ati Bernardino Da Siena kerkon nga ipeshkvi Mons., Antonio Cunial qe te filloj procesi i beatifikimit dhe me 20 mars 1983 hapet zyrtarisht ne San Giovanni Rotondo procesi mbi Fra Pio. Kater vite me von Ati i shejt Papa Gjon Pali i II-te shtegton ne San Giovanni Rotondo e lutet mbi varrin e Fra Pio-se. Me 21 janar 1990 ne shejtroren e San Giovanni Rotondo perfundon solemnisht faza dioqezane e processit te Fra Pio-se dhe keto janė rrezulltatet: gjate ketyre viteve jane marre ne pyetje 73 deshmitar, jane bashkuar shume dokumente te rendesishme mbi fra Pio-ne, gjithesejt 104 vollume qe me von do te dergohen ne Rome Kongregates per zgjedhejen e shejterve.
Mė 21 dhjetor Gjon Pali i II-te firmos dokumentin qė deshmon mrekullit mbi shėrimin e zonjės Consiglia De Martino nga Salerno, qė ndodhi mė ndermjetsimin e fra Pio-se e njeherit Papa lexon edhe dekretin e beatifikimit te Fra Pio-se. Dhe me 2 maj 1999 Fra Pio nga Pietrlcina shpallet i lumtur dhe i njihen zyrtarisht vyrtytet heroike.
Dhe ne vitin 2002 vete Papa Gjon Pali i II e shejteron fra Pio, keshtu frati qe dikur ishte shembull i pervujterise, tani njihet zyrtarisht shembellesa dhe shejteria e tij, dhe njeherit nderohet nga besimtaret nder shejterit dhe figurat, te cilit mund tiu drejtohemi per nevojat tona...
Pasi qe patem mundesine ta shohim pjesen biografike te Fra Pios dhe momentet me te rendsishme te jetes se tij. Tani mund te ndalemi e te meditojme, reflektojme mbi ato veti qe e kane karakterizuar me se shumti jeten e tij, spiritualitetin dhe mbar figuren madheshtore te Fra Pio-se.
Ja ti numerojme keto veti, dhanti e vyrtyte herioike: lutja, kremtimi i meshes, rrefimi, lufta me djallin, devozioni ndaj Zonjes se Bekuar, drejtimet shpirterore, dashurija per te semuret, nje intersim i madh ndaj atyre qe gjindeshin ne vuajtje e shume e shume te tjera qe eshte veshtire ti permbledh ne kete artikull.
Sigurisht qe ēdo njeri nga keto veti....dote meritonte te trajtohej ne menyre te veēant, por mjerishte nje gje e till nuk eshte e mundur sepse dote shkonte shume gjate!
U botua vitin e kaluar ne revisten: Bashkesia e jone e franēeskaneve Gjakove-Jeton Thaqi